Dy grupe hakerash të lidhura me Korenë e Veriut, Lazarus dhe APT38, janë përgjegjës për vjedhjen e $100 milionë nga kompania amerikane e kriptos Harmony qershorin e kaluar, tha Byroja Federale e Hetimit.
Këto grupe hakerimi përdorën një protokoll privatësie të quajtur “Railgun” më 13 janar për të “pastruar” më shumë se $60 milionë të kriptomonedhës Ether, të përvetësuar gjatë grabitjes së qershorit dhe të konvertuar në Bitcoin, tha FBI në një deklaratë.
FBI pretendon se Koreja e Veriut po përdor vjedhjen dhe pastrimin e kriptomonedhave për të mbështetur programet e saj të raketave balistike dhe armëve të shkatërrimit në masë.
Në qershor të vitit të kaluar, Harmony me bazë në Kaliforni njoftoi se Horizon Bridge, i cili është softueri themelor për transferimin e kriptomonedhave si Bitcoin ose Ether midis blloqeve të ndryshme të blockchain, ishte hakuar.
FBI tha vitin e kaluar se një hetim konfirmoi se grupi Lazarus dhe APT38, aktorë online të lidhur me Korenë e Veriut, ishin përgjegjës për vjedhjen e $620 milionë në kriptovaluta kur rrjeti Ronin, i përdorur nga përdoruesit e lojës së njohur në internet Axie Infinity, ishte në shënjestër të hakerëve.
More Stories
Kanali i Suezit realizoi një fitim rekord vjetor prej €8 miliardë
Rezervat europiane të gazit në nivel rekord
Ekonomia amerikane u rrit më shumë se sa pritej në fund të vitit 2022