Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2022, borxhi publik i eurozonës ishte 93% nga GDP, ndërsa borxhi publik i të gjithë Bashkimit Europian ishte 85,1% nga GDP.
Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, borxhi publik ka shënuar rënie si në Eurozonë ashtu edhe në Bashkimin Evropian, kur ishte përkatësisht 94.2% dhe 86.4%.
Borxhi publik gjithashtu ka rënë në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2021, kur ishte 97.3% në Eurozonë dhe 89.7% në Bashkimin Evropian.
Vendi më borxhli i BE-së në fund të tremujorit të tretë të 2022 ishte Greqia me një borxh prej 178.2% nga GDP.
Borxhi publik i Italisë ishte 147.3% nga GDP dhe e Portugalisë 120.1% nga GDP.
Borxhi publik i lartë kishin edhe Spanja 115.6%, Franca 113.4% dhe Belgjika 106.3%.
Borxhi publik më i ulët në fund të tremujorit të tretë ishte Estonia 15.8%, Bullgaria 23.1% dhe Luksemburgu 24.6%.
More Stories
Kanali i Suezit realizoi një fitim rekord vjetor prej €8 miliardë
Rezervat europiane të gazit në nivel rekord
Ekonomia amerikane u rrit më shumë se sa pritej në fund të vitit 2022