Ekonomisti fitues i çmimit Nobel, Joseph Stiglitz u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të vendosin një normë tatimore prej 70% për qytetarët e tyre më të pasur dhe të marrin një pjesë të pasurisë së trashëguar. Stieglitz pretendon se shumica e miliarderëve në planet u pasuruan në kurriz të fatit.
Një shkallë kaq e lartë e taksimit “do të kishte kuptim”, tha ai së fundmi për podkastin Equals të Oxfam.
“Njerëzit në krye mund të punojnë pak më pak nëse i taksoni më shumë.” Por nga ana tjetër, shoqëria jonë përfiton nga një shoqëri më e barabartë, kohezive”, argumentoi ai.
Stieglitz, një ish-kryekonomist në Bankën Botërore, fitoi çmimin Nobel në ekonomi në vitin 2001 për kontributin e tij në teorinë e asimetrisë së informacionit, ose se si njerëzit marrin vendime kur njëra palë është më pak e informuar se tjetra.
Stieglitz vitet e fundit ka promovuar taksa më të larta mbi fitimet e korporatave dhe miliarderët dhe ka mbështetur thirrjet e Presidentit të SHBA Joe Biden për një normë minimale globale të taksës së korporatave.
Në intervistën e tij me Oxfam, Stieglitz argumentoi gjithashtu për taksat mbi pasurinë e trashëguar.
“Ne duhet të taksojmë pasurinë me një normë më të lartë sepse shumë pasuri është pasuri e trashëguar, për shembull – Walmarts të rinj trashëguan pasurinë e tyre,” tha ai.
More Stories
Gates përhap optimizëm: Njerëzimi ka një të ardhme të ndritur
Si e mashtroi gjithë botën mbretëresha bullgare e kriptove?
Puna nga shtëpia kursen mesatarisht 72 minuta në ditë