Përpjekja e parë e Britanisë për të lëshuar një satelit dështoi pak para mesnatës së të hënës, kur kompania e lansimit Virgin Orbit raportoi një “anomali” që pengoi raketën të arrinte në orbitë.
Misioni Start Me Up u ngrit nga pista në aeroportin Cornwall Newquay me raketën Virgin’s LauncherOne të mbajtur nën krahun e një Boeing 747 të modifikuar dhe të lëshuar më vonë mbi Oqeanin Atlantik.
Por pak para mesnatës, një përfaqësues i Virgin Orbit njoftoi drejtpërdrejt se raketa kishte pësuar një “anomali” që e pengoi atë të arrinte në orbitë.
“Duket se kemi një anomali që na ka penguar të arrijmë në orbitë”. Ne jemi duke e vlerësuar informacionin”, njoftoi Virgin Orbit.
Raketa duhej të ndizte motorin e saj në një lartësi prej rreth 10 mijë kilometrash mbi Atlantik dhe të transportonte nëntë satelitë të vegjël, me aplikime të ndryshme civile dhe mbrojtëse, në orbitën e Tokës.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Britanisë (CAA) ka autorizuar Virgin Orbit, pjesërisht në pronësi të miliarderit Richard Branson, për të kryer nisjen e parë të Britanisë në hapësirë.
Qindra njerëz panë raketën Boeing 747 të ngrihej nga Newquay rreth orës 22:15, ndërsa kënga Start Me Up e Rolling Stones, pas së cilës është emëruar misioni, luhej në altoparlantë.
Ishte hera e parë që satelitët lëshoheshin nga Evropa.
More Stories
Kanali i Suezit realizoi një fitim rekord vjetor prej €8 miliardë
Rezervat europiane të gazit në nivel rekord
Ekonomia amerikane u rrit më shumë se sa pritej në fund të vitit 2022