November 27, 2022

Një tjetër tech kompani shkurton fuqinë punëtore

Alphabet, kompania mëmë e Google, i bashkohet gjigantëve të mëdhenj të teknologjisë që tashmë kanë pushuar nga puna, ose planifikojnë të pushojnë një numër të madh punëtorësh.

Sipas Fortune, plani është që të pushojë nga puna 10,000 punonjës, ose 6%, bazuar në performancën e tyre.

Google, shpesh i referuar si një kompani “miqësore për punonjësit”, njoftoi një ngrirje të punësimeve në fillim të këtij muaji për shkak të tendencave të dobëta makroekonomike.

Christopher Hohn, CEO i TCI Fund Management, i cili zotëron më shumë se $7 miliardë aksione të Alphabet, vuri në dukje në një letër drejtuar CEO të kompanisë se numri i punonjësve të Alphabet është rritur me një normë vjetore prej 20%.

Ai vazhdoi duke deklaruar se është më shumë se dyfishuar që nga viti 2017 dhe është shumë i madh për atë që i nevojitet kompanisë.

Aktualisht, Alphabet ka rreth 187,000 punonjës.

Forbes