November 27, 2022

Këshilla e papritur: Çfarë këshillon Bezos para të “Black Friday” të këtij viti

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos ka disa këshilla për të gjithë blerësit përpara të “Premtes së Zezë” të këtij viti (25 Nëntor), dhe nuk është ajo që do të prisnit nga një miliarder.

Në një intervistë për CNN, Bezos iu përgjigj pyetjes “nëse konsumatorët duhet të shkurtojnë shpenzimet në rrethana gjithnjë e më të vështira ekonomike”:

– Nëse jeni beqar dhe po mendoni të blini një televizor të ri, ndoshta duhet të ngadalësoni shpejtësinë. Mbajini ato para, shikoni se çfarë ndodh. Njësoj është me një frigorifer ose një makinë të re, ose çdo gjë tjetër, tha Bezos.

Edhe pse jo një deklaratë revolucionare në një kohë krize, është me të vërtetë e çuditshme që pronari i platformës më të madhe të shitjes me pakicë në internet po jua thotë këtë.

Gjithashtu, njeriu i katërt në listën e Forbes të njerëzve më të pasur në botë befasoi këtë javë duke njoftuar se planifikon të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij.

Aktualisht ai zotëron rreth $124.1 miliardë.

Yahoo Finance