November 27, 2022

Google gjobitet me $391.5 milionë për gjurmimin e fshehtë të përdoruesve

Kompania Google ka pranuar të paguajë $391.5 milionë, që 40 shtete federale amerikane kanë paraqitur procedura gjyqësore kundër saj.

Prokurorët e shtetit kanë akuzuar Google se ka mashtruar përdoruesit e saj për mbledhjen e të dhënave për vendndodhjet e tyre, edhe kur ata çaktivizojnë gjurmimin e vendndodhjes në cilësimet e profilit të tyre, raporton BBC. Kompania është udhëzuar të jetë më transparente në lidhje me gjurmimin e vendndodhjes në të ardhmen dhe të zhvillojë një faqe interneti ku përdoruesit mund të shohin saktësisht se çfarë të dhëna po mblidhen.

Kjo është zgjidhja më e madhe jashtë gjykatës në një mosmarrëveshje shumë-shtetesh për privatësinë në historinë amerikane.

Muajin e kaluar, Google i pagoi $85 milionë shtetit të Arizonës për padi të ngjashme mbi mbledhjen e të dhënave të vendndodhjes së përdoruesve dhe është ende në pritje të gjykimit në padi nga Teksasi, Indiana, Uashingtoni dhe Distrikti i Kolumbisë.

Vendndodhja e përdoruesve i ndihmon reklamuesit të synojnë produktet dhe Google gjeneron $200 miliardë të ardhura vjetore nga reklamat.

BBC