November 27, 2022

Buffett investoi në TSMC të Tajvanit, akcionet(stoqet) filluan të rriten menjëherë

Berkshire Hathaway, fondi i investimeve të Warren Buffett, bleu stoqe (akcione) prej $5 miliardë në Taiwan Semiconductor Manufacturing Co. (TSMC), një shenjë që investitori legjendar mendon se prodhuesi kryesor i çipave në botë ka arritur fundin pas një shitjeje prej më shumë se $250 miliardë dhe se momenti i rimëkëmbjes ka ardhur. Pas blerjes së tij, vlera e aksioneve filloi të rritet.

Kompania tajvaneze prodhon gjysmëpërçues për klientë të tillë si Nvidia dhe Qualcomm dhe është një furnizues ekskluziv i Apple. Në të njëjtën kohë, Apple mbetet zotërimi i vetëm më i vlefshëm në portofolin e Berkshire.

Aksionet e TSMC u rritën deri në 9.4% në Tajvan sipas lajmeve, fitimi më i madh njëditor në më shumë se 2 vjet.

Buffett është 92 vjeç dhe prej kohësh është larguar nga industria e teknologjisë, duke thënë se nuk dëshiron të investojë në biznese që nuk i kupton plotësisht. Megjithatë, ky qëndrim ka ndryshuar vitet e fundit dhe ai i ka kushtuar një pjesë në rritje të investimeve të kompanisë së tij, sektorit të teknologjisë.

Prodhimi i çipave është një segment që premton rritje të qëndrueshme në vitet e ardhshme, pasi është thelbësor për zgjerimin e industrive të reja, të tilla si prodhimi i makinave vetëdrejtuese dhe elektrike ose inteligjenca artificiale dhe aplikacione të ngjashme.

CNN