November 27, 2022

Kolegë në tenda: Një kompani ka projektuar zgjidhje për open space koncept

Kthimi në zyrë ishte i vështirë për punonjësit për një sërë arsyesh. Para së gjithash, sepse komoditetin e shtëpisë së tyre duhet ta ndërronin me një dhomë sterile, por edhe të riktheheshin në botën e biznesit të komunikimit me kolegët.

Por kompania amerikane Steelcase ka projektuar tenda zyre, të cilat u ofrojnë punonjësve rehati “sikur të ishin në shtëpi”.

Lehtë për t’u lëvizur, tendat bllokojnë shpërqendrimin vizuale, por gjithashtu krijojnë privatësi të mbrojtur, raporton designboom. Studimi fillestar i projektit erdhi nga Universiteti i Wisconsin dhe u rrotullua rreth privatësisë dhe gjetjes së zgjidhjeve që janë të lira dhe të lehta.

Pas hulumtimit të plotë të formave dhe materialeve të ndryshme, prodhuesit e mobiljeve të zyrës iu drejtuan Chris Pottinger, një dizajner industrial i jashtëm për kompani të tilla si The North Face dhe Big Agnes.

Bashkëpunimi çoi në tendat e sipërpërmendura, të cilat përveç funksionalitetit ofrojnë rehati dhe privatësi.

Steelcase