Që kur filluan të mbërrijnë në Ukrainë pranverën e kaluar, terminalet e internetit satelitore Starlink të ndërtuara nga SpaceX e Elon Musk kanë qenë një burim jetik komunikimi për ushtrinë ukrainase.
Terminalet satelitore të internetit kanë lejuar ushtrinë ukrainase të luftojë dhe të qëndrojë e lidhur edhe pse telefonat celularë dhe rrjetet e internetit të vendit janë shkatërruar nga agresioni rus.
Deri më tani, rreth 20,000 njësi satelitore Starlink i janë dhuruar Ukrainës dhe Musk tha të premten se “operacioni i ka kushtuar SpaceX $80 milionë dhe do të kalojë $100 milionë deri në fund të vitit”.
Kontributet bamirëse nga kompania e Musk mund të ndalen pasi SpaceX ka paralajmëruar Pentagonin se mund të ndalojë financimin e shërbimit në Ukrainë nëse ushtria amerikane nuk paguan dhjetëra miliona dollarë në muaj që nevojiten për mirëmbajtjen e sistemit.
Dokumentet e marra nga CNN tregojnë se muajin e kaluar, SpaceX i Musk i dërgoi një letër Pentagonit duke thënë se nuk mund të vazhdonte më të financonte shërbimin Starlink siç kishte bërë.
More Stories
Kanali i Suezit realizoi një fitim rekord vjetor prej €8 miliardë
Rezervat europiane të gazit në nivel rekord
Gates përhap optimizëm: Njerëzimi ka një të ardhme të ndritur