January 29, 2023

Në autostradat gjermane do të prodhohet energji elektrike

Autostradat mund të përdoren për të prodhuar energji elektrike duke përdorur panele diellore.

Së shpejti do të nisë zbatimi i pilot projektit në të cilin një pjesë e autostradës në Gjermani do të mbulohet me module fotovoltaike.

Themelet e strukturës do të hidhen para fundit të këtij viti dhe struktura e çelikut, e cila përfshin elementë fotovoltaikë, duhet të vendoset në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2023, njoftoi Autobahn GmbH.

Segmenti i parë do të ketë përmasa 10 × 17 m dhe do të ngrihet rreth 5.5 m mbi rrugë. Struktura do të ndërtohet në një pjesë të një rruge dhe zonë pushimi pranë qytetit të Zingen në shtetin e Baden-Württemberg.

Projekti do të testohet për më shumë se një vit, gjatë të cilit do të bëhen matje të ndryshme, njoftoi Autobahn GmbH. Më pas do të analizohen mundësitë për funksionimin e vazhdueshëm të objekteve të tilla speciale.

Mendim i ngjashëm është edhe në Zvicër, ku qeveria po heton se cilat pjesë të autostradës janë të përshtatshme për t’u mbuluar me panele diellore. Në teori, të gjitha rrugët që nuk kalojnë nëpër tunele janë të pranueshme.