January 28, 2023

Shkurtojnë orarin e punës për të kursyer energjinë elektrike

Për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe nevojës për të kursyer energjinë elektrike, shumë dyqane në Austri kanë vendosur të shkurtojnë orarin e tyre të punës.

Në Graz, dyqani më i madh në qendër të qytetit, Kastner & Eller, ka vendosur të shkurtojë orarin e punës me gjysmë ore nga e hëna në të premte, që do të thotë se në vend të orës 19:00, do të jetë e hapur deri në orën 18:30, njoftoi drejtori i kompanisë, Martin Wegg.

Kostot e energjisë elektrike janë dhjetëfishuar këtë vit, tha ai, duke shtuar se gjysma e shpenzimeve të energjisë elektrike janë për ndriçim.

Ai tha se dyqani mbyllet më herët jo vetëm për të kursyer energjinë elektrike, por edhe për shkak se në atë kohë vijnë më pak klientë.

Edhe IKEA në Graz shkurtoi orët e punës.

Para pandemisë, IKEA ishte e hapur nga 9 e mëngjesit deri në 21:00, dhe tani nga 9:30 e mëngjesit deri në 20:00.

“Ka të bëjë me kursimin e energjisë, por mbi të gjitha ka të bëjë me stafin, të cilin po e gjejmë gjithnjë e më vështirë”, shpjegoi zëdhënësi i IKEA-s, Uwe Blimmel.

Reuters