January 28, 2023

Historike, Franca nis gazin në Gjermani

Për të parën herë, Franca ka nisur të dërgojë gaz në Gjermani, duke përçuar kështu mesazhin e solidaritetit europian përballë reduktimit të furnizimeve nga Rusia. Në një deklaratë të saj, kompania GRTgaz pohoi se tubacioni që lidh të dy vendet në fshatin francez Obergailbach ka nisur furnizimin me një kapacitet fillestar ditor prej 31 gigavat për orë.

“Kjo është dicka historike, shkruajnë mediat e huaja, sepse përbën të parën herë që Franca dërgon gaz direkt në Gjermani. Dërgesa konkretizon një marrëveshje ndihme reciproke të zyrtarizuar më 5 shtator midis liderëve të dy vendeve, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, në mesin e një shtimi të kërkesës për gaz, dhe gjithashtu një rritjeje të ndjeshme të çmimit.

Rezervat e gazit natyror të Afrikës janë të mëdha dhe vende si Algjeria kanë tubacione të lidhura me Europën, por mungesa e infrastrukturës në pjesën tjetër dhe sfidat e sigurisë kanë penguar prej kohësh prodhuesit në disa zona të kontinentit të rrisin eksportet.

Deutsche Welle