Vendimi i OPEC-ut për të shkurtuar prodhimin e naftës me qëllimin frenimin e rënies së cmimit të saj në tregjet ndërkombëtare, ka marrë përgjigjen e presidentit amerikan Joe Biden. Biden paralajmëroi hapur për pasoja Arabinë Saudite, një vend ky me të cilin demokratët në SHBA po kërkojnë ngrirjen e plotë të bashkëpunimit.
Biden e bëri të qartë se po shtyrohen masa ndaj sauditëve, edhe pse preferoi të mos hynte në detaje. Arsyeja e këtij reagimi të fortë të kreut të administratës amerikane është bindja se shkurtimi i prodhimit nga organizata e vendeve eksportuese të naftës do të ndihmojë Rusinë të shtojë të ardhurat e saj nga ari i zi në kohën kur lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e tetë.
“Do të ketë pasojë për atë çfarë kanë bërë me Rusinë. Nuk do hyj në detaje mbi atë që kam në mend. Por do të ketë pasoja.” – Biden.
More Stories
Kanali i Suezit realizoi një fitim rekord vjetor prej €8 miliardë
Rezervat europiane të gazit në nivel rekord
Ekonomia amerikane u rrit më shumë se sa pritej në fund të vitit 2022