January 28, 2023

Nga vjeshta 2024, një karikues universal për të gjitha pajisjet celulare

Nga vjeshta 2024, konsumatorët e BE-së nuk do të kenë më nevojë për pajisje dhe kabllo të ndryshme për të karikuar pajisjet e tyre celulare sa herë që blejnë të ri dhe do të jenë në gjendje të përdorin një karikues për të gjitha pajisjet e tyre elektronike portative të vogla dhe të mesme.

Kjo zgjidhje ligjore miratohet në Parlamentin Evropian, pas negociatave disavjeçare mes Parlamentit dhe shteteve anëtare të Bashkimit.

Sipas PE-së, ky ligj është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Unionit për t’i bërë produktet më të qëndrueshme, për të reduktuar mbetjet elektronike dhe për t’ua lehtësuar jetën konsumatorëve.

Konsumatorët do të duhet të presin edhe 2 vite që ligji të zbatohet.

European Parliament