Pas një dekade rritjeje shpërthyese, kompania e njohur më parë si Facebook planifikon të zvogëlohet.
Përkatësisht, Bloomberg raporton se CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka paralajmëruar planet për ngrirjen e punësimit dhe ristrukturimin e disa grupeve brenda kompanisë.
Sipas Bloomberg, Meta ka në plan të reduktojë ndjeshëm buxhetet e kompanisë, duke përfshirë edhe ekipet ku ka investuar së fundmi.
Meta ka vënë shumë fokus në zhvillimin e realitetit virtual (VR) dhe krijimin e metavers të vet në muajt e fundit, dhe po përpiqet gjithashtu të ndërtojë produkte të shkurtra video, të tilla si Reels, që mund të konkurrojnë me TikTok.
Meta nuk është e vetmja kompani teknologjike që aktualisht po zvogëlohet, por ngrirja e punësimeve ende sinjalizon kohë relativisht të vështira për kompaninë mëmë të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
More Stories
Gates përhap optimizëm: Njerëzimi ka një të ardhme të ndritur
Microsoft rezulton më mirë se sa pritej, aksionet rriten
Mbreti Charles III ka paditur Twitter për qiranë e papaguar në Londër