Një diamant i rrallë rozë i gjetur në Angola mund të jetë më i madhi i gjetur në 3 shekuj, sipas kompanisë australiane të minierave Lucapa Diamond Co.
Guri 170 karatësh nga miniera e Lulos ka marrë emrin “Lulo Rose”, njoftoi sot kompania dhe partnerët e saj, Endiama E.P. dhe Rosas & Petalas.
Ai do të shitet përmes një tenderi ndërkombëtar të drejtuar nga kompania shtetërore e tregtimit të diamanteve të Angolës, Sodiam.
Diamantet me ngjyra, të cilët janë më të rrallë se ata pa ngjyrë, kanë arritur çmime rekord vitet e fundit. Diamanti blu Cullinan i De Beers u shit në ankand për rreth $57.5 milionë në Sotheby’s në Hong Kong në prill.
More Stories
Adani ra në vendin e katërt, Bezos hyn në top 3 listën e njerëzve më të pasur në botë
Kompanitë më të mëdha në botë me pushime masive nga puna, përveç një: si Apple luajti zgjuar dhe i mposhti rivalët e saj?
Airbnb ka arritur 100 milionë prenotime brenda natës, më së shumti që nga fillimi i tij në 2008