Real Madrid dhe BMW kanë nënshkruar marrëveshje për të zhvilluar iniciativa të ndryshme në fushën e lëvizshmërisë, qëndrueshmërisë dhe diversitetit në të ardhmen. Në këtë event morën pjesë Florentino Perez, president i klubit të futbollit Real Madrid, Manuel Teroba, president ekzekutiv i BMW Group për Spanjën dhe Portugalinë.
Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, ekipet e futbollit të kategorisë së parë të Real Madridit, ekipet e basketbollit për meshkuj dhe femra, si dhe ekipi teknik dhe drejtuesit e klubit, do të kenë në dispozicion automjete BMW 100% elektrike. Klubet do të kenë mundësinë të ngasin ndonjë nga BMW-të e: iX, i4, iX3, i7 ose iX1.
Për kujtesë, Audi ka qenë sponsori kryesor i Real Madridit që nga viti 2003.
Përveç kësaj, BMW Spain dhe Real Madrid do të krijojnë një qendër bashkëpunimi, një “qendër qëndrueshmërie”, e cila do të shërbejë si një gjenerues idesh që synojnë promovimin e projekteve inovative që kanë një ndikim pozitiv në mjedis dhe shoqëri.
More Stories
Adani ra në vendin e katërt, Bezos hyn në top 3 listën e njerëzve më të pasur në botë
Kompanitë më të mëdha në botë me pushime masive nga puna, përveç një: si Apple luajti zgjuar dhe i mposhti rivalët e saj?
Airbnb ka arritur 100 milionë prenotime brenda natës, më së shumti që nga fillimi i tij në 2008